In the places I frequent online, I rarely come across Albanians speaking about politics. According to my Instagram insights, 52% of my followers are Albanian. Since the 2021 Albanian Parliamentary Election is next Sunday, I wanted to know what people were thinking.
This article is in Albanian. If you’d like to read it and you’re on Google Chrome, an option to translate the page into English should pop up automatically.
Njëjtë nëse je shqiptar dhe do t’i lexosh artikujt e mi të tjerë në shqip, nëse përdor Google Chrome, kliko këtu -> Language -> Add languages -> Selekto “Albanian – shqip” -> Add. Kështu mund të lexosh The Inner Dolphin në Shqip. Tek “English”, kliko “Offer to translate pages in this language”.
Po hase vështirësi, më dërgo një email tek delfina@theinnerdolphin.com edhe ta shpjegoj gjerë e gjatë.
Metodologjia
Gjithsej, kam marrë 1080 përgjigje dhe secila pyetje është përgjigjur mesatarisht 120 herë. Votimet janë kryer në faqen time në Instagram me anë të funksionit të anketimit të Instagram. Kam shpjeguar që do shoh vetëm përqindjet e përgjigjeve dhe jo emrat e personave e përgjigjeve përkatëse.
Më poshtë mund të shohësh përqindjet, të cilat për shkurt i kam gjetur me ndihmën e kësaj faqes. Janë të renditura nga përgjigjia me më shumë vota tek ajo me më pak. Pas pyetjeve, do mund të lexosh çfarë më bëri përshtypje, si dhe disa mendime të miat rreth politikës në Shqipëri- efektit Dunning-Kruger, mbretit lakuriq, shkrimit shqip, etj.
Do votosh në këto zgjedhje?
- Do votoj. 54.9%
- Jam jashtë Shqipërisë dhe nuk do votoj. 23.3%
- S’e kam në plan. 19.5%
- Jam jashtë Shqipërisë, por do votoj. 2.2%
Për zgjedhjet e 2020 në Amerikë, u harxhuan shumë lekë për PR me fushata si I Voted dhe të ngjashme, ku figura publike paguheshin për të promovuar votimin dhe rëndësinë e tij.
Për mendimin tim, stakes ishin shumë të larta në USA, një fitore e Trump do ishte e tmerrshme për shumë njerëz, qoftë për reagimin e tij ndaj padrejtësive me bazë race, Koronës, etj., etj. Ndaj njerëzit duhet të votonin.
A mendon se stakes janë të larta në këto zgjedhje, pra po fitoi X apo Y, shqiptarët do vuajnë tmerrësisht?
- Hmm po 71.4%
- Hmm jo 28.6%
Meqë përmenda miliona dollarët që janë shpenzuar në Amerikë për të rritur numrin e votuesve (voter turnout), (çka funksonoi pavarësisht se correlation doesn’t imply causation)…
Të gjithë ndikohemi nga të tjerët, ndaj të lutem si nëse po, si nëse jo, përgjigju sinqerisht.
Nëse nuk do votosh, a do bënte ndonjë ndryshim për ty po të shihje VIP-in shqiptar që respekton më shumë duke promovuar votimin (jo një parti specifike, thjesht votimin si proces ose po të kthehej në trend?
- Jo vallaj, asnjë ndryshim. 63.3%
- Ndoshta po. 24.4%
- VIP që respektoj më shumë?? Po mirë, do votoja, pse jo. 12.2%
Kur sheh që ai shoku që ke pasur në universitet ose ajo shoqja që ke pasur në 9-vjeçare i është futur politikës:
- Neutrale- as mirë, as keq 58.9%
- Përshtypje negative vallaj 30.2%
- Më bëhet qejfi për ta, politika është arritje. 8.5%
- Mendoj “Yyy sa mirë, t’i kërkoj ndonjë nder.” 2.3%
Për t’ju futur politikës në Shqipëri, mendon se duhen më shumë apo më pak aftësi se jashtë?
- Më pak. 83%
- Më shumë. 17%
Nëse je me PS, kur pe këtë punën e patronazhistëve si u ndjeve?
- Përshtypje shumë të keqe, vota duhet të jetë e fshehtë. 38.6%
- Nuk më bëri ndonjë përshtypje të madhe vallaj. 22.7%
- Jam me PS se ashtu është një punë, jo se… Më kupton? 21.6%
- Kisha dijeni përpara. 17%
A do e shisje votën?
- Kurrsesi. 83%
- Varet nga pagesa. 11%
- Pfff, po mi, të gjithë një mut janë, nuk ka ndonjë ndryshim. 6%
Nëse do e shisje, do votoje realisht për X që të pagoi?
- Jo 84%
- Po 16%
Nëse do votosh, për kë?
- PD 40%
- Tjetër 37.6%
- PS 21.1%
- LSI 1.2%
Sipas teje, shumica e njerëzve i futen politikës për:
- Lekë. 34.8%
- Për të bërë diçka tamam, por pastaj i harrojnë parimet. 34%
- Pushtet. 30.3%
- Për të bërë diçka tamam. 0.7%
A hezitove t’i përgjigjesh ndonjërës prej këtyre pyetjeve me idenë se do i shoh unë përgjigjet?
- Jo. 50.5%
- Veç asaj të partisë- vota është e fshehtë, Delfina 😛 27.5%
- Po. 11%
- Jo, thjesht përtoja. 11%
Konkluzioni, maestro?
Kush e mban mend shprehjen “Konkluzioni, maestro?”. Është nga koha kur Portokallia ishte hapësira e vetme me anë të së cilës shprehjet humoristike mund të bëheshin virale.
Ja disa fakte që mua më bënë përshtypje:
- 71.4% besojnë se shqiptarët kanë shumë për të humbur nga fitorja e X partie këto zgjedhje.
- Shumica e personave do votojnë. Partia Demokratike merr më shumë vota (në Instagram-in tim).
- 83% e të pyeturve besojnë se për t’ju futur politikës në Shqipëri, duhen më pak aftësi se jashtë.
- 83% nuk do e shisnin votën kurrsesi, një numër që më bën të ndihem mirë.
- Shumica e njerëzve besojnë se njerëzit i futen politikës për 2 arsye të mëdha: lekë dhe për të bërë diçka tamam, por pastaj i harrojnë parimet.
Ka shumë për të thënë rreth politikës në Shqipëri dhe shpesh zgjedh të mos flas nga frika e pamundësisë për të ofruar një pasqyrë të plotë të historisë sonë dhe asaj që unë di & besoj rreth nesh.
Kam shkruar: rreth peticionit për regjistrin publik të përdhunuesve; rreth skepticizmit tonë të pandalshëm, si dhe turpit që ndjejmë rreth seksit; për llojet e shqiptarëve në protesta; bojkotimet e kompanive dhe personat Trans në Shqipëri; si dhe teorinë time sekrete pse disa shqiptarë e urrejnë Shqipërinë dhe shqiptarët e tjerë.
Shkrimet shqip, mllefi ynë dhe kërkesa ime zyrtare ndaj Universit për diçka tjetër
Kam lexuar shumë gjëra të bukura te Plisi dhe te Peisazhe, por fatkeqësisht, nuk janë përfaqësuese të shumicës së fjalëve shqip online.
Për mua, shumica e opinioneve rreth Shqipërisë, asaj të të shkuarës dhe kësaj të të tashmes, janë të njollosura me kaq mllef e pesimizëm sa që bëhet e pamundur mos t’i barazoj këto njolla me vetë shkrimin.
A duhet të shkruajmë gjithmonë për dhimbjen dhe hallet tona dhe sa keq jemi?!
Shpesh, babi më tregon sa bukur ka shkruar X opinionist rreth një çështje aktuale. Shpesh, metaforat e këtij shkrimi janë ,siç thonë anglezët: “at our expense”, ose siç themi ne, në kurrizin tonë.
A s’është gjëja më e thjeshtë në botë të gjesh gjithë gjërat që shkojnë keq me diçka, në këtë rast, me një shtet dhe shtetasit e vet?
Unë e konsideroj veten optimiste racionale edhe nuk mund të mohoj kurrsesi sa probleme kanë shkollat dhe universitet tona, sistemi shëndetësor, ekonomia, ligji, politika, etj. Por edhe nuk mund të mohoj se kemi shumë gjëra që shkojnë mirë.
Lexo vlerësimet e të huajve që kanë jetuar në Shqipëri dhe do shohësh që kanë romane për të shkruar rreth gjërave që i kanë pëlqyer këtu.
Thuaji një emigranti të të përmendë 3-5 gjëra që shqiptarët i bëjnë më mirë se në vendin ku jeton. Do t’i thotë pa qenë nevoja të mendohet fare.
Çka më sjell tek ajo që doja të thoja lidhur me politikën në Shqipëri. Efekti Dunning–Kruger!
Po përkthej fjalët e vetë studiuesit David Dunning nga departamenti i Psikologjisë te Cornell University, për të shpjeguar këtë efekt:
“Në këtë kapitull, ofroj argumente dhe prova se shkalla e injorancës së njerëzve është shpesh e panjohur nga këto njerëz. Kjo injorancë (ose injoranca rreth injorancës) lind sepse mungesa e ekspertizës shpesh fshihet te “unknown unkwnonws (gjërat që e dimë që nuk i dimë) ose maskohet nga besime të gabuara dhe njohuri që thjesht janë të mjaftueshme për të arritur te përgjigjia e saktë.
Si prova empirike rreth meta-injorancës, përshkruaj efektin Dunning-Kruger, në të cilën njerëzit që performojnë dobët në shumë fusha sociale dhe intelektuale duken tepër të pavetëdijshëm rreth defiçiteve të ekspertizës së tyre.
Këto defiçite i lënë ato me një barrë të dyfishtë—jo vetëm që njohuritë e tyre të paplota dhe të gabuara i bëjnë të gabojnë por janë pikërisht këto defiçite që i ndalojnë të dallojnë kur bëjnë gabime dhe kur njerëzit e tjerë kanë zgjidhje më të zgjuara se të tyret.”
The Dunning–Kruger Effect: On Being Ignorant of One’s Own Ignorance
Sounds familiar?
Konsumi “pa mend” dhe çfarë Gabriel García Márquez ka për të thënë për kohën jo-lineare
E evitoj televizorin dhe “mindless consumption,” që literalisht përkthehet konsumim i pavëmendshëm dhe nënkupton çdo veprim që e bëjmë pa e pasur mendjen tamam tek ajo që po bëjmë, p.sh. kur rri në rrjete sociale ose sheh TV, kot, thjesht se është i ndezur. Pra, po e sheh me sy, por jo me mendje kur i thonë. Ma lejoni ndonjë cliché se njeri jam.
Por kur shoh televizor dhe specifikisht emisione politike shqiptare, mendoj shpesh për efektin Dunning–Kruger dhe sa rëndshëm i prek politikanët tanë. Jo vetëm që s’e kanë idenë, por nuk e kanë idenë që nuk e kanë idenë.
Ngaqë janë në pozicione të fuqishme dhe të pushtetshme, si në pozitë, si në opozitë, kanë privilegjin ta rrethojnë veten me njerëz që nuk i vënë asgjë në dyshim. Ajo përralla “Rrobat e Mbretit” e Hans Kristian Andersen, njohur rëndom si historia e mbretit lakuriq, përsëritet e përsëritet.
E çfarë kemi thënë për historinë? Gabriel García Márquez ka shkruar rreth konceptit të kohës jo-lineare, por ciklike. Historia përsëritet derisa ne mësojmë prej saj. Kam shkruar rreth kësaj te Words to Omit, Circular Time & Gabriel García Márquez:
“It even became a meme a while back, “Plot twist: humanity learns from its history.“
We can learn from history if we just allow it to teach us.
We’re all personally responsible to do better, to remind ourselves (and others when they need reminding) of what we’ve (or they’ve) learned and know to be true, no matter how painful or captain obvious-ish it is.
The seemingly obvious isn’t our enemy. Us repeatedly making the choice to ignore it is.”
Kështu pra. Tani do doja shumë të dëgjoja nga ti- Të habiti ndonjë prej rezultateve? E ke vënë re efektin Dunning-Kruger, në politikë apo përtej?
Vetem rezultati paska qene skic..
Gjithsesi, pergezime per kete faqe. Vertete super.
Vetem rrugen e mamase dhe babit drejt tenisit nuk e paske gjetur dhe ti…