Skip to content

Join

Applications closed.

Thank you to everyone who applied. You’re honest and talented and funny and I’m grateful for each one of you all.


Po kërkoj dikë që të më ndihmojë me punën!!!

Personi që po kërkoj mund të identifikohet me shumë tituj: copywriter, content strategist, marketing specialist, researcher, creator…

Gjëra që duhen me se s’bën:

  • anglishten e qan
  • *të paktën një* shok/shoqe/koleg/mësuese filloreje të ka thënë që shkruan bukur
  • kupton qartë sesi kontenti lidhet me overall business goals
  • koha dhe mundësia për të filluar ASAP 

Nice to have:

  • besimi se njerëzit janë inherently good
  • familjaritet me mua dhe/ose mënyrën si flas/shkruaj/punoj
  • kombësia shqiptare dhe gjinia femërore lol 


Pagesa është $20/orë, por jam e hapur të diskutoj një pagesë mujore nëse idea e matjes së orëve të streson. 


Besoj që do duhen rreth 20 orë pune, ndoshta më pak, ndoshta më shumë. Mund të punosh nga ku/kur të duash për aq kohë sa ~puna bëhet~.


Ky projekt pritet të zgjasë deri nga fundi i shtatorit, me mundësinë për të punuar sërish së bashku nëse merremi vesh. 

Më dërgo rezymenë OSE një shkrim tëndin në anglisht OSE çfarë të duash që mendon që do më ndihmonte të kuptoja që ti je princesha ime perfekte.

S’e ke parë Shrekun? Keq puna. Ok, ok, s’ka problem, njerëz jemi. As unë s’e kam parë Harry Potter apo GOT.

Adresa email: delfina@theinnerdolphin.com 

Afati për të aplikuar: 20 gusht 2021

Faleminderit!

Delfina AKA The Inner Dolphin