Hey, hey, hey, Delfina here.
To my non-Albanian speaking friends, who’ve been wondering what the hell has been going on, let me explain.
A 15-year-old girl was raped by her 65-year-old school guard for FOUR YEARS since she was 11. The rape resulted in statewide protests.
Then, a 9-year-old girl was raped by her own father for TWO YEARS, since she was 7.
Then, another and another story, and hundreds of other stories like theirs among us, and we don’t know about them till it’s too late.
🎶 Got so much shit on my mind, couldn’t think anymore 🎶
The sexual offenders public registry in Albania
We started a petition for creating a public registry of sexual offenders, rapists, and pedophiles. Since morality is out the window, we thought fear-based action might work with these monsters.
It spread like wildfire and got 28000 signatures in less than 48 hours, 8K more than needed to present to the Parliament, but since Albania lacks the infrastructure to verify online signatures, we’re now collecting physical signatures.
The public registry petition was written about & supported by various Albanian media and public figures, like Birn, @euronews_albania, @iconstyle_al, Exit.al, @einxhel_shkira, @aulonamusta, @sipas_fatmes + thousands of others.
Tens of Albanian volunteers are sacrificing their time and energy, collecting signatures here and all over the world.
In my everyday life, not much has changed. I’m still writing full-time, freelancing, meditating, loving, TRYING.
However, a lot 𝘩𝘢𝘴 changed.
Experiencing firsthand the difference one person can make, moved me, changed me.
This is:
- A movement led by people who are fed up of hearing yet another tragic story, where the abuser either walks free, or their jail time is shorter than the time the victim will need in therapy to recover.
- The effort to document a life.
- The effort to change a prewritten death sentence for Albanian girls.
Are you in?
How This Old Albanian Saying Relates to Rape Culture
Mesa kam kuptuar nga bisedat me shumë prej jush, diskutimet e shpeshta si “Po çunat firmosin apo fare?” apo pyetjen e një djali që ndaloi dhe pyeti me shumë respekt “Unë mund të firmos apo vetëm gocat?”, idea e përgjithshme është se demografia më pak mbështetese janë naçut tanë.
Në fakt s’është aspak ashtu, shuumë djem dhe burra kanë qenë super mbështetës, disa kanë marrë përsipër dhe të mbledhin vetë firma.
Grupi i popullsisë më pak përkrahës është… mosha e tretë.
Shumë prej tyre, të ndrydhur nga regjimi apo nga jeta e vështirë, përpiqen të pretendojnë se përdhunimet nuk ekzistojnë.
Disa ditë më parë gjatë mbledhjes së firmave, pashë që po vinin dy të moshuar dhe ju afrova t’i shpjegoja rreth nismës.
Njëri prej tyre u acarua dhe filloi të më “shpjegonte” se këto ishin budalliqe, se përdhunime e pedofilë s’ka në Shqipëri, se këto janë shpikje, se ajo vajza “ishte e hedhur”, donte vetë, se nuk përdhunohet dikush që nuk do (???) e të tjera si këto, teksa largohej.
Miku i tij ama, qëndroi.
Po prisja të njëjtin reagim, i cili, no worries, ngaqë përfaqëson një % të vogël të reagimeve, nuk më mërzit apo demoralizon aspak. Më pyeti çfarë plani kishim për t’i minimizuar përdhunimet, i shpjegova rreth regjistrit, i pëlqeu shumë dhe firmosi me dëshirë, duke na falenderuar për punën.
Mendueshëm, tha: “Shiko, ai vërtet është miku im dhe e respektoj, por shumë gjëra i mendojmë ndryshe. Kjo temë kuptohet veç kur të bie në derë.”
🚨 Veç kur të bi në derë 🚨
Nuk e di nëse zotërisë apo familjes së tij i kishte ndodhur ndonjë tmerr i tillë, shpresoj me shpirt që jo, por është the sad truth… Personat më të rritur e më në moshë s’e kuptojnë sa keq është bërë puna, s’e mendojnë që lajmet e tmerrshme që dëgjojmë për këto raste, jo vetëm s’janë të fabrikuara, por janë vetëm një pjesë e vogël e përdhunimeve që ndodhin. Shumica nuk raportohen fare.
💔 Veç kur të bi në derë 💔
Le të respektojmë, mbrojmë dhe kuptojmë tjetrin pa qenë nevoja “të na ketë rënë në derë” halli i tyre. Kështu, gjithsecilit do i bi n’derë më rrallë, apo le të shpresojmë, kurrë.