Skip to content

Një Falenderim, Ndër të Tjera dhe Mbi të Gjitha

albania falenderim

Kemi marrë disa mesazhe rreth një lajmi të djeshëm që ka shkaktuar shumë konfuzion.

Tre shoqata kanë shprehur dje në media nismën e tyre për krijimin e një regjistri publik me emrat e përdhunuesve dhe pedofilëve, të ndërmarrë pas publikimit të përdhunimit të 15-vjeçares. 

Nëse ke qenë këtu përpara, mund ta dish që nisma është marrë në 3 Qershor 2020 dhe ka mbledhur (online) jo vetëm 20000 firmat e nevojshme, por dyfishin e tyre. Prej javësh, unë dhe vullnetarë të tjerë në gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm, marrim fizikisht firmat e personave që duan një zgjidhje kundër përdhunimeve. 

Here comes the bad part.

Sot zbuluam që firmat do të mblidhen nga fillimi pasi peticioni duhej aprovuar më parë nga KQZ. Në komunikimet me ~10 noterë e avokatë që na kanë asistuar gjatë kësaj nisme, asnjëri prej tyre nuk na ka përmendur nevojën e një aprovimi nga KQZ. Ndoshta sepse ky ligj është i ri, miratuar në Gusht 2019, dhe motorrët e kërkimit si Google as nuk e shfaqin.

I çuditshëm mbetet gjithashtu fakti se vetë “nismëtarja” e re, Iris Luarasi, ka mbledhur gjatë protestës firma për peticionin e saj (fillestar), atë të kastrimit, gjithashtu -në dijeninë time- i pamiratuar nga KQZ. (Nuk kam asgjë personale me znj. Luarasi, nuk e njoh përtej një artikulli të Telegraf rreth një nisme tjetër të saj, dhe i uroj suksese.) Gjithsesi, çuditë nuk na mungojnë në Shqipëri, këtë e dimë, dhe i uroj suksese maksimale shoqatave!

Marr përgjegjësi të plotë dhe kërkoj të falur që nuk e kemi rikontrolluar jo me 10, po me 100 avokatë. Kujdesi nuk është kurrë i tepërt dhe duke njohur shtigjet e ligjeve shqiptare, duhet të ishim siguruar përtej 100%.

Unë personalisht, por mesa kam parë edhe qindra të rinj të tjerë, jemi përpjekur maksimalisht të fokusohemi te gjërat KONKRETE që mund të bëjmë për Shqipërinë tonë me të cilën kemi një love-hate relationship, dhe te aspektet pozitive të kombit.

Jemi përpjekur të fokusohemi te mikpritja, humori, ambicia, kultura, dashuria për jetën, te përmirësimi i vetes që sjell përmirësimin e vendit.

Në këtë moment po has pak rezistencë në gjetjen e aspekteve pozitive nga mënyra si u bë gjithçka, po ndjej vështirësi në gjetjen e “silver lining” sidomos për përgjegjësinë që ndjej për kohën dhe energjinë e çdo vullnetari. 

Ja futa kot, në fakt… e gjej.

E gjej silver lining te çdo shqiptar që la rehatinë e shtëpisë së vet për të ardhur për të firmosur, te secili që sakrifikoi kohën e vet duke mbledhur vetë firma, te çdokush që s’ndenji i heshtur kur vjen puna te ky turp.

Nëse ke mbledhur firma, nëse “të ka plasur”, nëse ke folur me miqtë e tu për këtë dhe ke kundërshtuar hedhjen e fajit te viktima, nëse të intereson – ti je aspekti pozitiv i Shqipërisë.

Ti je my silver lining.

Edhe pse mund ta mendosh mundin tënd të çuar dëm, dua ta bëj të qartë që nuk është ASPAK i tillë. Ke ndihmuar të ndryshosh një shoqëri! Tanimë, krijimi i regjistrit publik është në sytë, mendjen dhe subkoshiencën e shqiptarëve, si një zgjidhje e provuar, efiçente, low-cost, KONKRETE kundër përdhunimeve dhe pedofilisë.

Faleminderit.

Një Falenderim, Ndër të Tjera dhe Mbi të Gjitha

Add a comment...

Your email address will not be published. Required fields are marked *